LDK-ja shprehet e shqetësuar lidhur me veprimet e protestuesve kundër policisë

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim lidhur me veprimet e protestuesve të thirrur nga opozita, të cilat, thuhet se po djegin institucionet e ndërtuara me shumë mund, po rrezikojnë jetën e policëve të Kosovës dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pronën publike dhe private. LDK thotë se e respekton vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht orientimin e tyre partiak, por thotë se tendencat që me zjarre dhe flakë të arrihet deri te pushteti, nuk i takojnë një shoqërie demokratike për të cilën janë përcaktuar qytetarët e Kosovës. LDK i jep përkrahje të plotë institucioneve të rendit që thotë se po bëjnë një punë shumë profesionale për të mbrojtur pronat publike dhe private dhe nuk po bie në nivelin e provokimeve të vazhdueshme të protestuesve të thirrur nga partitë opozitare.

 “Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos i përkrahin ata që djegin institucionet, të cilat janë ndërtuar me taksat e qytetarëve ndër vite. Ata që po djegin institucionet dhe pronat publike, duke shprehur mllefin që nuk kanë mbështetje qytetare për të ardhur në pushtet, duhet ta dinë se objektet publike nuk janë të Qeverisë, por janë prona të qytetarëve dhe çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj secilit qytetar të Kosovës”, thotë LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …