Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se partia e tij është konfirmuar si partia më e madhe në vend në balotazhin e mbajtur në 19 komuna. Duke mos folur për një rezultat përfundimtar në Prishtinë, Abdixhiku ka shpallur fitoren në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri. Ai ka thënë se kjo parti ka marrë rezultate inkurajuese edhe nga Dragashi, Kamenica, Ferizaj dhe Suhareka.