Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

LDK-ja vendosi që shef i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës të jetë, Avdullah Hoti

LDK-ja vendosi që shef i Grupit Parlamentar të saj në Kuvendin e Kosovës të jetë Avdullah Hoti. Nga kjo mbledhje, partia e dytë më e madhe në vend vendosi edhe një herë që të mos bashkëpunojë në asnjë formë me koalicionin PAN. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë për mediet se  zgjedhja e Avdullah Hotit në krye të deputetëve të LDK-së nuk ka ndonjë lidhje me të ardhmen e partisë sa i përket koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen. Deri më tani një gjë është e sigurtë, që nuk do të ketë koalicion me PAN-in, ndërsa bashkëpunimi me Vetëvendosjen nuk është diskutuar. Këto gjëra bëhen hap pas hapi. Ky është hapi i parë, jo bashkëpunim me PAN-in”, deklaroi Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …