LDK-ja ka vlerësuar se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është uzurpim i plotë e këtij institucioni publik, i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin. Ajo ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë praninë e tyre në këtë kanal publik”, është thënë në reagimin e LDK-së. Kjo parti po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë. “LDK-ja solidarizohet me gazetarët dhe të gjithë punëtorët që kanë punuar shumë dhe kanë informuar të gjithë qytetarët tanë drejtë dhe në mënyrë të pavarur. Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur. Prandaj, LDK-ja edhe njëherë kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes së një militanti partiak dhe derisa sa kjo të ndodhë, LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues”, është thënë në reagimin e LDK-së. Në krye të RTK-së si drejtor, është vendosur militanti i Vetëvendosjes dhe njeriu i afërt me pushtetin, Rilind Gërvalla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …