Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe për skandalet e fundit të partisë në pushtet. Në komunikatë për media të lëshuar nga LDK pas këtij takimi, thuhet se partia që drejton Abdixhiku dënon dhunën e ndodhur në Kuvend. Ai ka kërkuar përgjegjësi politike për audio-incizimet ne të cilët shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila konfirmon vetë se ka biseduar me Millan Radojçiqin. LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …