Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar edhe emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë për kryetar të 19 komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ndërkohë për Prishtinën janë në garë katër kandidatë (Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri), ndërsa për Prizrenin ende nuk është vendosur se kush do të kandidojë, por në garë janë Hatim Baxhaku i propozuar nga dega e LDK-së në Prizren dhe Driton Selmanaj. Nga qendrat e mëdha ende nuk dihet kush do të garojë në Gjakovë, ndërsa nga shtabi i LDK-së në Vushtrri ende nuk ka ndonjë kandidat.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …