Kërkesat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nuk e shqetësojnë fare LDK-në. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca tha se deklaratat e Veselit dhe zyrtarëve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme janë për konsum partiak. Deklaratat e tilla më shumë janë në funksion të mobilizimit të brendshëm të PDK-së dhe për konsum partiak por edhe në funksion të matjes së pulsit të opozitës. Vendi nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që PDK-ja është duke i bërë gati emrat e ministrave të rinj në Qeveri. Nuk mund të këtë edhe riformatizim edhe zgjedhje, është shprehur deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …