Lidhja Demokrati8ke e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Kurtit, lidhur me pranimin e planit franko-gjerman, duke argumentuar se propozimi nuk përfshin njohjen, por parasheh zbatimin e marrëveshjeje për Asociacionin. Në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të mbajtur më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …