Zyrtarë të LDK-së kritikuan sot Qeverinë Kurti për menaxhimin me pandeminë, duke thënë se Kosova është vendi me përqindjen më të ultë të vaksinimit në rajon e Evropë. Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së, tha sot në një konferencë për media se Qeveria Kurti po keqmenaxhon situatën me pandeminë. Ajo tha se pavarësisht situatës dhe rritjes së rasteve me coronavirus deri tani janë vaksinuar vetëm 10 për qind e popullatës. Sipas saj, tashmë edhe masat e ndërmarra anti-Covid janë të vonuara dhe shprehu habinë se si mund të ketë kufizime për të mosvaksinuarit kur nuk ka terminë për vaksinim. Ajo kritikoi edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për kandidimin për kryetar të Prishtinës në këtë kohë kur situata me pandeminë është përkeqësuar. Ndërkaq, infektologu Izet Sadiku nga LDK tha se situata epidemiologjike është përkeqësuar dhe kjo tregon se menaxhimi i pandemisë ka dështuar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …