Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i progresit që iu dorëzua institucioneve të Kosovës nga Komisioni Evropian është i njëjtë me shqetësimet që kjo parti i ka ngritur në vazhdimësi. Deputeti Armend Zemaj tha se sistemi i drejtësisë mbetët në ndikim të plotë politik. “Raporti nënvizon progres të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane. Komisioni evropian rekomandon qe Kosova të ndërtojë konsensus që të vazhdojë rrugën drejt integrimit”, tha Zemaj. Ai tha se për ta shqetësuese është mos zbatimi i programit të MSA-së. Deputetja Vjosa Osmani tha se reformat për agjendën evropiane janë duke shkuar me një hap shumë të ngadalësuar. “Sa i përket sundimit të ligjit një gjë është e qartë, politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin e prokurorinë”, tha ajo. Sipas Osmanit për shkak të dështimeve në sferën e brendshme, imazhi i Kosovës në botë asnjëherë nuk ka qenë më i keq. nuk ka asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nuk ka njohje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …