LDK

LDK: Rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar lart betejën e 5, 6, dhe 7 marsit, të vitit 1998. Në komunikatën për medie thuhet se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri. “Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim. Komandanti Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra. U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata. Çdo ditë, sikurse sot në këtë 25 vjetor të Epopesë së UÇK-së, u jemi mirënjohës dhe u përulemi përjetësisht Familjes Jashari, fëmijëve, grave e burrave të mëdhenj të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot” thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …