Lidhja Demokratike e Kosovës ka drejtuar kritika në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se të vetmen rezultate konkrete të tij janë vajtje ardhjet jashtë Kosovës. “Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit” thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në komunikatë thuhet gjithashtu se ministri Latifi shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, ndërkohë që vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë.
