Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se nga rezultatet e fundit nga vëzhguesit në Qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …