Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të shtunë mban Kuvendin Zgjedhor, përderisa emrat e pesë kandidatëve po lakohen se janë në garë për t’u ulur në kolltukun e partisë më të madhe parlamentare në vend. Ndonëse ende zyrtarisht nuk dihet se cilët janë kandidatët për kryetar të LDK-së mësohet se Isa Mustafa po synon ta marrë edhe për një mandat drejtimin e partisë. Për të marrë përgjegjësinë e liderit të LDK-së është shprehur i gatshëm edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Po ashtu në opinion po lakohet edhe emri i kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit, i kreut të Besianës Agim Veliut, si dhe i deputetës Vjosa Osmani. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, emri i të cilit është lakuar shpeshherë si kandidat potencial për të parin e LDK-së, ka thënë se vetëm në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do ta bëjë të ditur nëse synon ta marrë postin e kreut të partisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …