LDK

LDK: Temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës

Pas përfundimit të tryezës me partitë politike të ftuar nga PSD-ja, LDK-ka ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “Humbja e shumicës nga koalicionit qeverisës që ndodhi para tre muajsh e ka futur vendin në krizë. Ky vlerësim i para tre muajve është edhe më aktual tani, pasi kriza është thelluar. Qeveria nuk mund të adresojë asnjë çështje madhore, përveç vendimeve rutinore të cilat mund t’i marr edhe një qeveri teknike në detyrë. Kuvendi është jo funksional.    Tryeza e partive politike është iniciuar nga LDK-ja me një temë të vetme që është si të dilet nga kjo krizë institucionale. Në një situatë të tillë ne nuk mund të bisedojmë për tema të tjera. Temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës.  Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …