Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa theksoi se në mbledhje është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor. Ndërsa shtoi se negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje do të zhvillohen vetëm pas certifikimit të rezultateve, ngase sipas tij, është një rezultat i ngushtë mes tyre. Mustafa nuk është përgjigjur se sot në këtë mbledhje është formuar apo jo Grupi punues për negociata me VV-në për koalicion pas zgjedhor.
