LDK

LDK: Veprimet e njëanshme të kryeministrit Kurti rrezikojnë seriozisht raportet me aleatët, veçmas me Amerikën

Lidhja Demokratike të Kosovës konsideron se  veprimet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurti rrezikojnë seriozisht raportet me aleatët, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në  Qeverinë e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për reagimin e BE-së dhe Amerikës  të cilët mbylljen e pikave të postës serbe në veri e kualifikuan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për KosovaPress se qeveria po tenton që përmes veriut të mbulojë dështimet në katër vjet qeverisje. Megjithëse deklaron se pikat e postës serbe në veri duhet të mbyllen, por shton se i njëjti duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, thekson se këto veprime të qeverisë në veri mund të rrezikojnë që masat ndëshkuese të BE-së të qëndrojnë, madje edhe të ashpërsohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …