LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm për votimin e kryekuvendarit të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se partia Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm për votimin e kryekuvendarit të ri dhe për formimin e Qeverisë së re. Në deklaratën e lëshuar thuhet se çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa shumicën me 61 vota, përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare. “Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit. Po ashtu, përpjekja e dytë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përfundoi me dështim, duke theksuar se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …