Grupet parlamentare të LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, PSD-së dhe dy deputetëve të pavarur, kanë bërë kërkesë që të enjten të mbahet një seance e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. Duke pasur gjithnjë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të vendit të cilët do të përfitojnë nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në mes të BE-së dhe Kosovës dhe duke respektuar partneritetin e Kosovës me BE-në, kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën kërkohet të ratifikohen këto marrëveshje ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Deputetët opozitarë kanë vlerësuar se me marrëveshje Kosovës i mundësohet qasje në 17 programe dhe për këtë shkak ata kanë thirrur seancë për ta bërë ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …