Gjatë një takimi me qytetarët e Dragashit, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, tha se programi i saj qeverisës parasheh jetë të përballueshme financiarisht për nënat dhe baballarët tanë. Ne dëshirojmë që për rininë e mrekullueshme të Dragashit dhe të krejt Kosovës të krijojmë kushte që ata të punojnë në Kosovë dhe të krenohen me Kosovën e tyre. Ne dëshirojmë të krijojmë kushte ku vajzat dhe djemtë më të mirë të këtij vendi do të jenë stema jonë e krenarisë. Opoja e di shumë mirë se ditë të mira po na presin pas 6 tetorit, sepse ne e kemi vendosur familjen në qendër të programin tona. Ne dëshirojmë që jeta për nënat dhe baballarët tanë të jetë e përballueshme financiarisht. Dragashi është komuna më e harruar e Kosovës, që meriton më shumë respekt për djersën dhe punën e secilit qytetar. Nuk do të lejomë që grantet e subvencionet t’i marrin të korruptuarit, do të garantojmë që ato grante t’i marrim bujqit dhe blegtorët e vyeshëm të kësaj ane. Vetëm kush e ka përnjëmend luftën kundër krimit dhe korrupsionit mund të bëhet partneri ynë qeverisës, theksoi në mes tjerash kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …