leoni

Lec Leci, mjeku dëshmor i luftës së UÇK-së ( 1954- 1998)

Më 24 shtator të vitit 1998, ka rënë duke shëruar plagët e luftëtarëve, mjeku luftëtar i UÇK-së, doktor, Lec Leci nga  Gradica  e Drenicës. Ai ishte ndër mjekët e parë, që u kyç në luftën çlirimtare, që në fillet e saj ilegale. Ka qenë pjesëtar  e Brigadës 114 në Zonën Operative të Drenicë, në shërbimin mjekësor të luftës.

Asokohe ka themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime kirurgjike, ndër më të ndryshmet.

 

Lec Leci u lind me 27. 5. 1954 në Gradicë, komuna e Drenasit.  Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të Mjekësisë  në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979, po ashtu si  student i dalluar, vazhdoi studimet post-diplomike duke specializuar  Mjekësinë e Përgjithshme.

Kjo familje e Gradicës heroike ka dhënë shumë dëshmore për këtë liri. Dr. Lec Leci ishte stërnip i Lec Gradices që me mburrje e krenari kishte të trashëguar emrin tij.

Edhe gjatë luftës së fundit- UÇK-së kjo familje dha kontribut të madh duke ju bashkuar radhëve të saj . Kushtrimit të atdheut iu përgjigjën bijtë dhe bijat më të mira të popullit Dr. Lec Gradica  është ndër mjekët e parë të Drenicës,  qysh në ilegalitet kishte kontakte me ushtarët e UÇK-së duke i ofruar ndihme mjekësore atyre gjatë operacioneve ushtarake  që ndërmerrnin   ndaj forcave okupuese, kur  u dëgjuan krismat e para në Drenicë në shkurt të vitit 1998 në  betejën e Likoshanit  dhe Qirezit iu erdh në ndihmë kësaj treve.

Lufta po merrte hov dhe nevojitet  aktivizim i gjithmbarshëm Dr. Leci vendoset në vendlindjen e tij ne Gradicë. Ku menjëherë  u gjend në gatishmëri për ndihme UÇK-se dhe popullsisë, fillimisht ne oden e babait te tij –Bislimit, ku shëroi shumë të plagosur  së  bashku me te shoqen  e tij, Eminen si dhe mjekë  të tjerë që vinin here pas here ne Gradicë. Duke pare që  nevojat shtoheshin dhe oda e tij ishte shume e vogël për te ardhur ne ndihme atyre qe kishin nevoje  Dr. Lec Gradica kalon ne shkollën fillore ne Gradicë, ne te cilën  me ndihmën e familjes se tij si dhe te bashkëvendëseve  e themeloj Spitalin Ushtarak.

I përkrahur  edhe nga bashkëluftëtaret e tij, sidomos nga Komandanti Fehmi Lladrovci dhe shumë bashkëluftëtarë, bashkëvendës  e shumë te tjerë bëri spitalin ushtarak në këtë shkolle për t’ i dal ne ndihmë tetritorit te Drenicës e më gjerë. Për këtë qëllim ai mbante kontakte edhe me disa  organizata të jashtme si Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Mjeket pakufi etj ….të cilët ofruan ndihmën e tyre në vizita të kohëpaskohshme me  përkrahje  edhe  nga mjek të  tjerë qe kishin ardhur nga anët e ndryshme te vendit,

u bënë shume ndërhyrje kirurgjike te suksesshme .

Dr. Leci  ishte i veçantë  edhe pse ishte specialist i mjekësisë se përgjithshme ai  ne lufte  kishte rolin e kirurgut në shërimin luftëtarëve te lirisë , etika  e tij profesionale  e bëri që të merrej edhe me lindjen e nënave – gjatë kësaj kohe u linden mbi 300 fëmijë. Kjo ishte një barrë shume  e madhe për të, qe ti përgjigjej të gjitha kërkesave edhe pjesëtareve te UÇK-së edhe  popullatës civile, por çdo herë ishte i gatshëm dhe i pa lodhur për të dhënë ndihmë mjekësore ku do që kërkohej.

Shtatori i vitit 1998 ishte muaji i të ofensivës gjakatare në malet e Qyqavicës ku  kishte të strehuar edhe nga anët e ndryshme të Kosovës

Pas rezistencës  dhe rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci  si dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, më 22 shtator, forcat serbe ia mësyen edhe Gradicës ku gjendej spitali ushtarak- Dr Leci si dhe shumë ushtarë të plagosur, të cilin ishin në rrezik nga granatimi.

Dr. Leci së bashku me stafin e tij mjekësor , së pari i larguan të plagosurit në një vend më të sigurt në male të Qyqavices, pastaj edhe vete ishte prezent në po këto male.  24 shtatori Dr Lecin e gjeti në krye te detyrës përreth pacienteve dhe luftëtarëve të lirisë  në malet e Qyqavices ,që nuk u nda për asnjë moment duke i mbetur besnik parimeve të Hipokratit.

 Ai qëndroi duke u flijuar për idealin më te shtrenjtë të atdhedashurisë .

Shteti i Kosovës për kontributin e dhënë ka ndarë shumë mirënjohje familjes LECI. Batalioni i 40-të i mjekësisë së TMK-së ishte emërtuar   me emrin  Dr. Lec Leci Gradica.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …