LEGALIZO NDËRTIMIN MOS E HUMB MUNDËSIN-SHTËPIA NË EMRIN TUAJ

Me qëllim të informimit sa më të drejt të qytetarëve për legalizim të ndërtimeve të shtëpive, Drejtori i Urbanizmit në komunën Deçanit Ramë Melaj me bashkëpunëtor të kësaj drejtorie, kanë pritur në takim Ali Kryeziun nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Pranvera Alishiqi dhe Valon Novosella, nga programi i USAID-it me të cilët kanë diskutuar rreth mënyrës së informimit sa më të drejt dhe të shpejt të qytetarëve për legalizimin e shtëpive, përfitimet që mund ti kenë, si të aplikojnë për legalizim, cila është taksa që duhet të paguhet, cilat ndërtime lirohen nga taksa për legalizim etj. Për të gjitha këto secili qytetar mund të gjej informata e duhura në linçet e publikuara në web- sajdin e komunës së Deçanit, po ashtu mund të marrin edhe informata më të detajuara tek Drejtoria e Urbanizmit çdo ditë pune.

LEGALIZO NDERTIMIN

Legalizimi i shtëpisë tuaj nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë dhe më i lirë. Nëse shtëpinë e keni ndërtuar para 5 Shtatorit 2018 atë mund ta legalizoni me ligjin e ri te legalizimit në kohë rekord dhe me fare pak shpenzime.

Pse duhet bërë legalizimi?

  • Ju do te regjistroni pronën tuaj ne kadaster

  • Prona juaj njihet ne raste te shpronësimit nga shteti

  • Njihet nga banka si hipotekë për marrjen e kredive

Çfarë duhet të bëni?

Porositni matjet gjeodezike te një gjeodet i liçensuar dhe dorëzoni ato bashkë me kopjen e planit e fletën poseduese të pronës në zyrën One Stop Shop pranë komunës. Ne do t’ju ndihmojmë me të gjithë hapat e mëvonshëm, prej plotësimit të formularit deri në regjistrimin e shtëpisë tuaj në kadastër. Taksat për legalizim janë simbolike, vetëm 1Euro / m2 për shtëpitë e ndërtuara pas vitit 2004 dhe falas për shtëpitë e ndërtuara para vitit 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …