Trashëgimia kulturore është një nga pjesët më të rëndësishme të historisë që e vërteton lashtësinë e një kombi. E tillë është edhe trashëgimia jonë kulturore fetare në Kosovë, në këtë rast ajo e krishterë, që e ka vazhdimësinë që nga shekulli IV.
Kishat, manastiret ortodokse në Kosovë janë pjesë e qytetërimit dhe civilizimit tonë, dhe si të tilla çdo monument historik apo fetar duhet të vlerësohet si kosovare. Ato edhe pse janë ndërtuar nga shqiptarët, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen edhe nga pakicat e ndryshme që jetojnë në Kosovë e veçanërisht nga pakica serb. Kishat dhe manastiret ortodokse që janë ngritur në periudhat më të hershme, para pushtimit osman, nuk mund të quhen serbe, meqë janë ngritur dhe shfrytëzuar për të kryer rite fetare nga shqiptarët, derisa u konvertuan në fenë islame, për të cilën shkencërisht pohon edhe profesor Selami Pulaha në veprën “Kosova në shekullin XV, XVI”. Me gjithë përpjekjet e historiografisë shoviniste serbe për ta mohuar të vërtetën historike, manastiret dhe kishat ekzistuese ortodokse, që janë ngritur mbi themelet e kishave iliroarbëroreshqiptare nuk janë serbe, por janë të Kosovës.
Kishat e manastiret dhe çdo objekt tjetër kulti, pa marrë parasysh se të cilës përkatësi fetare janë, përcaktohen varësisht nga religjioni dhe vendi që i takojnë. Vetë emërtimi kishë serbe, qoftë në të kaluarën apo tani, ka për qëllim që edhe kultet fetare t`i shfrytëzojë për realizimin e qëllimeve pushtuese të hegjemonisë serbe. Për këtë qëllim Serbia, në të kaluarën, e posaçërisht në etapa të ndryshme kohore të shekullit të kaluar, sidomos gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, gjatë periudhës së Rankoviqit, si dhe gjatë periudhës së Millosheviqit, ka ngritur kisha politike për t`i dhënë Kosovës një fizionomi serbe.
Të gjitha kishat dhe manastiret e ndërtuara gjatë sundimit nemanjid në trevat shqiptare i përkasin stilit bizntinoshqiptar dhe vetëm si të tilla duhet të trajtohen. Thjeshtë ato janë ndërtuar nga shqiptarët për shërbimet e tyre fetare.
Manastiri i Deçanit si monument i rëndësisë së madhe kulturore, si një monument me vlera të larta, është marrë në mbrojtje nga UNESK-ja. Kështu është vepruar para ca ditësh edhe me Patrikanën e Pejës, Manastirin e Graçanicës dhe Kishën e Levishkës në Prizren. Hapësira mbrojtëse që i është dhënë Manastirit të Deçanit është kontestuar nga shumë faktor, pasi në hapësirën mbrojtëse jashtë manastirit e që është hapësirë jo e vogël, por tre kilometra nuk ekzistojnë vepra apo monumente historike. Një hapësirë të këtillë mbrojtëse nuk e ka as Shën Sofija e Stambollit.
Nëse Manastirit të Deçanit ju dha një hapësirë e tillë pa ndonjë mbështetje shkencore serioze , do të duhej që një hapësirë e tillë t’i jepej edhe Manastirit të Graçanicës për vetë pozicionin më të rëndësishëm historik që ka ky Manastir. Ndërsa, sipas propozimit që ka bërë Serbia, hapësirë mbrojtëse këtij Manastiri i është dhënë vetëm brenda mureve rrethuese të Manastirit. Pse? Me siguri se në afërsi të Manastirit të Graçanicës janë rrënojat e një qytetërimi shumë të lashtë, pra të Ulpianës, gjë që e pengon historiografinë serbe pasi këto rrënoja vërtetojnë edhe më qartë se ndërtimi arkitektonik i këtij manastiri është ngritur mbi rrënojat e kishës iliroarbënoreshqiptare. Pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi midis hapësirave që i është dhënë Manastirit të Deçanit dhe atij të Graçanicës.
Nuk e di nëse anëtarët e Grupit Negociator konsultohen me ekspertë të fushave të artit historik, arkeologë, etnologë etj., të cilët janë kompetentë për këto çështje. Nëse ata nuk u referohen shkencëtarëve përkatës, del se pranë tyre ata që thonë se janë këshilltarë shkencëtarë, s`janë gjë tjetër vetëm se një servis i shkollës së Beogradit, që e mohojnë identitetin dhe kontinuitetin e trashëgimisë kulturore.
Duke e mohuar identitetin e këtyre kishave shqiptare dhe duke i quajtur ato si kisha dhe manastire serbe, Grupi Negociator nuk bën gjë tjetër veçse shtrembëron dhe falsifikon historinë dhe trashëgiminë tonë të lashtë kulturore. Fakti se në Kosovë, sot nuk ka, ose ka fare pak, shqiptarë ortodoks, kishat nuk mund të cilësohen si serbe, por si kisha ortodokse të Kosovës, ku qytetarët e saj të besimit ortodoks, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, mund t`i kryejnë ritet fetare.
Duke u pajtuar me vjedhjen që i bëjnë serbët identitetit tonë, duke i quajtur kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës serbe, do ta legjitimojnë teorinë shoviniste të Garashaninit “se shqiptarët në këto vise kanë ardhur në shekullin XVIII dhe XIX”.
Me këtë servilizëm të madh politik para disa qarqeve ndërkombëtare, anëtarët e grupit negociues për trashëgimi kulturore nëse nuk bazohen në historinë e vërtetë, atëherë do t’ia legjitimojnë Serbisë vjedhjet e vlerave tona të trashëgimisë kulturore.