Me kërkesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe koordinim të plotë që të krijohen mundësi pune për fermerët, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për fermer:
– Orari i qarkullimit për fermer individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00
– Fermerët e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit.
Për të qarkulluar, fermerët duhet në çdo kohë të kenë me vete:
-
Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit,
-
Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar,
-
Letërnjoftimin
– Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit.
Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
-
Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës
-
Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar
-
Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar
-
Letërnjoftimin personal të tyre