Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Republikës se Kosovës datë 24.06.2016, i cili është marrë si mase preventive për parandalimin e përhapjes se Sëmundjes Gungore te Lëkurës tek kafshët e llojit të Gjedhit. Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.
Pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje. Bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve. Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës.