Lekaj: Aeroporti “Adem Jashari”, storie suksesi e partneritetit publiko – privat

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur të martën në një takim Drejtorin Menaxhues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk, me të cilin ka biseduar për mbarëvajtjen e punëve të përditshme dhe progresin në zgjerimin e pistës. Lekaj ka thënë se ky aeroport është një storie suksesi e partneritetit publiko – privat.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është storie suksesi e partneritetit publiko – privat.  Tashmë kur numri i udhëtarëve ka kaluar 2 milionshin dhe trendi i rritjes është në ngritje e sipër, kërkohet angazhim edhe më i madh nga stafi menaxhues me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira. Në takim me Drejtorin Menaxhues të Aeroporti, Haldun Kokturk u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punëve të përditshme, progresin në zgjerimin e pistës, planet e reja që Limak parasheh t’i realizoj në ANP “Adem Jashari”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …