Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Ministri Lekaj: Beogradi të mos përzihet në rrugën Deçan – Plavë, ne do të vazhdojmë ta kryejmë punën tonë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me ministrin e Transportit dhe të Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq, kanë mbajtur sot një konferencë për media. Me këtë rast Lekaj, foli edhe për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Ai deklaroi se autoritetet e Kosovës janë në dijeni për obligimet që i kanë marrë në bazë të Planit të Ahtisaarit, mirëpo se punimet janë duke u kryer jashtë zonës së mbrojtur, raporton lajmi.net. “Sa i përket vështirësive që i kemi me Manastirin, është duke u bërë më tepër politikë. Ne po ashtu jemi të vetëdijshëm për obligimet që i kemi marrë nga Plani i Ahtisaarit, por punimet janë duke u kryer jashtë zonës së mbrojtur. Është e vërtetë që është një ndërhyrje nga kompania që e ka në kontratë kryerjen e punimeve, ngase aty vazhdimisht ka shembje të dheut, dhe ne duhet ta bëjmë të lëvizshme këtë rrugë ”, u shpreh Lekaj.

Lekaj po ashtu tha se është e pavend që politika të përzihet në këtë çështje, me theks të veçantë ajo e Beogradit. “Manastiri është kulturë e Kosovës, e kanë mbrojtur qytetarët e Deçanit dhe do ta mbrojnë me shekuj. Është e pavend që politika të përzihet aty, e sidomos politika e Beogradit. Ne po e kryejmë punën tonë dhe do të vazhdojmë kështu”, deklaroi Lekaj. Në fund, Lekaj potencoi edhe një herë se askush nuk do të lejojë që të cënohet një institucion apo t’i jipet përparësi një institucioni tjetër, ngase sipas tij rrugët janë për t’i bashkuar qytetarët dhe interesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …