Lekaj

Lekaj beson se Haradinaj do të përkrahet edhe nga deputetë të partive që nuk janë pjesë e PAN-it

Duke folur për mundësinë e krijimit të Qeverisë nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj ka thënë se është i bindur se kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj do të përkrahet edhe nga deputetë të partive që nuk janë pjesë e koalicionit PAN. Pal Lekaj ka përkujtuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma, i ka 39 deputetë dhe ka shtuar kandidati, Ramush Haradinaj do të përkrahet edhe nga deputetë të partive tjera dhe deputetë të partive të pakicave dhe do të ketë përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për ta krijuar Qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …