Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka krahasuar betejën e Koshares të UÇK-së me atë të 300 spartanëve. “Beteja e Koshares – sikur lufta e ‘300 spartanëve’. Beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri më tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë ‘spartanët’ që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe ia ndalën turrin vrastar asaj makinerie. Sot e çdoherë duhet t’i kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët e kësaj beteje dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi!”, ka shkruar Lekaj në një postim të tij.