Derisa të reshurat e borës nuk po ndalen në pjesën dërmuese të Kosovës, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë thirrje që vozitësit t’u përshtaten kushteve atmosferike dhe të mos dalin pa pajisje dimërore. “Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes, përshtatjuni kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …