Zëvendës ministri, Bajram Gecaj që vije nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj kanë shkëmbyer kritika dhe akuza për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në një postim në adresën e tij elektronike, zëvendës ministri, Bajram Gecaj ju ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të votojnë ratifikimin e Demarkacionit, dhe sikur ka thënë ai, të mos mashtrohen nga disa që po e nxjerrin demarkacionin nga konteksti aktual juridiko-politik dhe po mundohen ta vendosin vetëm në kontekstin historik. Ndërkohë ka reaguar deputeti, Pal Lekaj. Ai ka shkruar se qytetarët janë të zemëruar me atë çka po i shkaktoni Kosovës, ‘zotëri’ Gecaj, ju dhe qeveria e padronit tënd. Ju po dëshironi të qëndroni në pushtet duke e dëmtuar vendin, duke ja cenuar integritetin e sovranitetin. Ju keni marrë mundin të mbroni një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron. Përkundër juve, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronj e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, ka shkruar në mes tjerash deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …