leoni

Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Lekaj: Hashim Thaçi është shkaktar i të gjitha të këqijave që janë në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka thënë se takimi i kryetarit Hashim Thaçi për reformën zgjedhore është dashur të mbahet shumë më herët. Në konferencën për medie ai theksoi më tutje se kryetari I vendit, Hashim Thaçi është shkaktar i të gjitha këtyre të këqijave që janë në Kosovë dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Kemi pritur që Thaçi të thërras liderët politike për të biseduar për zgjedhje të parakohshme pasi vendi është në krizë politikë institucionale dhe ekonomike. Ku janë vendet e reja të punës, liberalizimi i vizave, investime të brendshme dhe të jashtme që janë në rënie? Shëndetësia nuk është në nivel, ajo ka degraduar. Arsimi me të vërtet ka degraduar pasi është politizuar. Bordet e pavarura janë politizuar, ka klane dhe nga vet kryeministri është thënë që s’janë fitimprurëse, deklaroi në mes tjerash, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …