Lekaj

Lekaj: Koalicioni nuk i ka numrat për asgjë, prandaj duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas dështimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të mbahet mbledhja, ka reaguar  udhëheqësi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj. “Kosova me mazhorancë pa kuorum – urgjentisht në zgjedhje! Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja. Edhe sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës  si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta. Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim. Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime. Prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova!”, është shprehur në reagimin e tij Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …