leoni

Lekaj

Lekaj: Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa do të jetë i suksesshëm

Pas dorëzimit të nënshkrimeve në Kuvendin e Kosovës për mocionin e mosbesimit, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj deklaroi se jo më parë se dy ditë dhe jo më larg se pesë ditë Kuvendi duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme. Ai shtoi më tutje se mocion do të jetë i suksesshëm dhe Qeveria e kryeministrit, Isa Muatafa do ta marrë votën kundër për të gjitha lajmet e këqija që e meritojnë. Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, shtoi më tutje se kanë qenë tri vite të vështira për qytetarët e Kosovës, për opozitën, sepse jemi ballafaquar me të gjitha ato procese që dihen tashmë. Ky hap i sotëm, është një hap demokratik që i shërben vendit për të mirë, që i shërben Kosovës për ta ndërruar keqqeverisjen.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …