Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se me vendimin për t’i privuar qytetarët e Kosovës nga qarkullimi i lirë, kryeministri Kurti është duke vendosur pushtet policor. Ai ka thënë se në këto ditë pandemike, i rëndësishëm është vetëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës dhe jo lojërat politike. Lekaj ka kërkuar që të respektohen rregullat për të tejkaluar këtë krizë, duke paralajmëruar që ky pushtet do ta marr përgjigjen e merituar shumë shpejt.
