Pal Lekaj thotë së Qeveria Kurti është më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Lekaj: Nëse dështon koalicioni LV-LDK, vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por partitë duhet të bëjnë një zgjidhje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se në rast të dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar koalicion qeverisës, atëherë vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por partitë politike duhet të bëjnë një zgjidhje. “Duke e parë këtë qasje të zotit Kurti, Lëvizja Vetëvendosje është një mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lekaj. “Ajo që më shqetëson, Kosova gjendet në vakuum institucional dhe në krizë politike dhe vendit i duhet Qeveria sa më parë”, është shprehur, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit. “Ne si AAK insistojmë që marrëveshja të ndodhë, por nëse ndodhë vendi nuk guxon të presë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …