Opozita ka shpeshtuar zërat për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por këtë nismë nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, që njëherësh është edhe ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, po e vlerëson si joserioze. Lekaj thotë se opozita po tallet me qytetarët, pasi që nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, madje thotë se nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë. Thotë se Haradinaj do të mbahet në mend për “vendimet e dobishme”. Vendimi për Ushtrisë, taksa ndaj prodhimeve serbe, vendimi për Trepçën, vendimi për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” dhe reforma në administratën publike, sipas nënkryetarit të AKK-së, kanë ndikuar që Kosova të duket shtet. Për vendimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e zyrtarëve shtetërorë që kanë aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, Lekaj thotë se është partiak dhe se nuk e obligon AAK-në, e as partnerët e tjerë të koalicionit që ta bëjnë një veprim të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …