Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se vendimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdigjiku për anulimin e tenderit për autostradën Prishtinë -Gjilan-Dheu i Bardhë është euforik. Ish ministri Lekaj ka thënë se vendimi për këtë autostradë është projektuar me buxhet dhe është vendim i Kuvendit të Kosovës. Nuk ndryshon bota me ardhjen e një qeverie apo të një ministri dhe ne duhet të vazhdojmë kontiunitetin ashtu siç e kam vazhduar dhe unë. Ministri mendoj që ka qenë jo fort i saktë në këtë drejtim pa analizuar, sepse ajo autostradë është e projektuar me buxhet dhe është vendim në parlamentin e Kosovës. Ndërsa lidhur me pretendimet e Lëvizjes Fol për parregullsitë në këtë autostradë, ai ka thënë se nuk ka pas shkelje në procedurat sepse buxheti ka qenë por nëse dikush ka diçka të tillë atëherë janë organet kompetente dhe i lus që të informojnë dhe të fillojnë procedurat sipas ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …