Pal Lekaj, nga AAK-ja ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po bën shaka me deputetët dhe Kuvendin, lidhur me projektligjin për Trepçën. Ai ka thënë se për seancën e së premtes ka hyrë në rend ditë ai Projektligj, pa u prezantuar ndonjë draft i tij. Lekaj ka thënë se AAK-ja e përkrahë këtë projektligj, por pa e parë draftin e tij nuk mund të tregojë nëse do ta votojë, ose jo ditën e premte, kur është paraparë edhe debati lidhur me fatin e Trepçës.
