Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se paritë opozitare nuk kanë asnjë informatë se për çka po bisedohet me Serbinë në Bruksel. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria e Kosovës në dialog me Serbinë është i ngurtë, pasi s’ka qëndrim të saktë dhe as kornizë për ujdinë finale. “Sa i përket dialogut me Serbinë jemi në terr informativ, s’ka asnjë transparencë të zhvillimit të bisedave që po bëhen në Bruksel. Dialogu është kthyer në çështje teknike. Edhe pse ka zëra që jemi në fazën përfundimtare të dialogut, por unë jam skeptik që do të kemi një marrëveshje këtë vit. Qeveria në këtë drejtim është inerte, s’ka qëndrim të saktë, s’ka një kornizë të dialogut dhe transparencë se si do t’i qaset dialogut përfundimtar” ka deklaruar për Kosovapress, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …