Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pasi kanë filluar reshjet e dëborës në Kosovë. Ai ka thënë se rrugët janë në kushte normale pasi kompanitë kontraktuese për mirëmbajtje janë në teren dhe se po e monitorojnë gjendjen. “Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën. Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, ka shkruar Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …