Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka kritikuar qasjen e dy partive më të mëdha opozitare, Vetëvendosjes dhe LDK-së. “E mbështes fuqishëm vendosmërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj për ta trajtuar me seriozitetin më të madh fatin e shtetit tonë. Sfida që kemi përpara është më e rëndësishme sesa politikat ditore, prandaj duhet të jemi të vendosur dhe unik që të mos biem në lajthitje kur të vendoset për fatin e vendit tonë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë”, ka shkruar Lekaj, për kushtet që kryeministri Haradinaj ka vënë ditën e djeshme për vendet e Quintit, në mënyrë që ta pezullojë taksën 100% ndaj Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …