Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një letër drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u ka bërë thirrje që të mos e votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai u ka përkujtuar atyre se nëse votojnë kundër kësaj marrëveshje, do të dëshmojnë se sovrani i Kosovës janë deputetët. Duke besuar në kredibilitetin tuaj, personal dhe profesional, të plotfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual, që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë, vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version, do të jetë dëshmi se sovrani i Kosovës jeni ju. Ne besojmë në ju, andaj kundërshtimi juaj e vërteton besimin qytetarë që do ta keni rastin ta dëshmoni!”, thuhet në letrën e deputetit, Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …