Lekaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se Qeveria ka shkelur Kushtetutën

Duke komentuar propozimin e shefit parlamentar të
Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci bërë partive opozitare për të
draftuar statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, deputeti i Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kjo ofertë është e vonuar. Unë
mendoj që tani është shumë vonë që të mendohet për diçka tjetër, kur dihet se
kryeministri e ka shkelur kushtetutën e vendit dhe tani ne presim të reflektojë
me dorëheqje dhe vendi të shkojë ne zgjedhje, asnjë negociatë tjetër nuk mund
të kemi përpos të ulemi dhe të caktojmë zgjedhjet. Kjo është dashur të bëhet
para se të nënshkruhet marrëveshja, para se të shkelet kushtetuta e vendit, të
diskutohej në parlament dhe jo pasi që të kryhen të gjitha punët. Me vendimin e
Gjykatës Kushtetuese është parë që këta kanë shkelur Kushtetutën dhe duhet të
japin llogaridhënie, ka deklaruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …