Drejtori i Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Basri Lenjani ka deklaruar se gjatë këtij viti, në këtë klinikë kanë marrë ndihmë rreth 50 mijë persona. Ai ka sqaruar se kjo shifër është dukshëm më e madhe se sa në vitet tjera dhe paraqet shifër rekord për numrin e pacientëve të trajtuar. Ai ka theksuar më tutje se brenda 24 orëve në këtë Klinikë kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 320 raste. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se ditëve të fundit ka pasur shtim të rasteve që kanë kërkuar shërbime emergjente për shkak të temperaturave të larta. Edhe ndikimi i faktorëve të ambientit sidomos temperaturat e larta e shtojnë numrin e kërkesave për shërbime emergjente mjekësore, sidomos të sëmurët të cilët kanë sëmundje kronike, nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet pulmologjike, sëmundjet neurologjike, sëmundjet metabolike. Po ashtu, edhe numri i shtuar mund të jetë edhe si pasojë e faktorëve aksidental.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …