Banorët e Karaçevës kanë thënë se ka dekada që ata ndjehen të lënë pas dore nga institucionet qendrore të Kosovës. Ata kanë përkujtuar se nuk është kjo hera e parë që xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në fshatin e tyre por se kjo ka filluar në vitin 2001 dhe është përsëritur shumë herë, në vazhdimësi dhe asnjëherë s’ka pasur reagim konkret nga institucionet qendrore. Banori i Karaçevës, Selver Lenjani i ka deklaruar “Kosovapress-it” se banorët e këtij fshati i kanë njoftuar shumë herë autoritetet më të larta të vendit për hallet e tyre dhe frikën nga patrullimet nëpër fshatin e tyre nga ana e xhandarmërisë së Serbisë por se drejtuesit e institucioneve të vendit as edhe njëherë nuk e kanë vizituar Karaçevën dhe të bisedojnë me banorët e saj. Institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk janë marrë me problemet tona. As nuk është marrë kryeministri, as presidenti, as kryeparlamentari, e as deputetët e Kuvendit të Kosovës. Është tmerr çfarë ka ndodhur me Karaçevën dhe çfarë po ndodhë, ka theksuar mes tjerash përfaqësuesi i banorëve të Karaçevës, Selver Lenjani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …