Vuçiq

Leon Hartwell: Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës

Analist i njohur në Qendrën e Uashingtonit për Analizën e Politikave Evropiane, Leon Hartwell, thotë arsyeja kryesore që po vazhdon kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. “Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë këtë – sepse mendon se do të përfitojë prej status quo-s”, tha analisti amerikan. Hartwell analizoi turneun ballkanik dhe qëndrimin në Prishtinë dhe Beograd të Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, diplomatë të caktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të monitoruar dhe ndërmjetësuar situatën në rajon. Sipas tij, në opinion ekziston përshtypja se  formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që është një nga obligimet e autoriteteve të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit, është kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …