leoni

Leon Hartwell: Në krye të dialogut Kosovë – Serbi duhet të vendoset njohja reciproke

Duke komentuar bisedimet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, studiuesi i lartë në London School of Economics, Leon Hartwell, në një bisedë me “Radio Evropa e Lirë” ka thënë se në krye të dialogut Kosovë – Serbi duhet të vendoset njohja reciproke. Ai ka theksuar më tutje se rrënja e problemin është te mosnjohja e ndërsjellë mes vendeve – dhe se adresimi i saj çon te suksesi, e jo ajo çka jepet përmes fjalisë “normalizim i marrëdhënieve”. “Është vërtet e rëndësishme që njohja e ndërsjellë të vihet në ballë të këtij dialogu, sepse ideja e normalizimit është shumë e papërcaktuar. Nëse nuk keni një qëllim të qartë, ju as nuk përpiqeni të arrini diçka specifike”. Andaj, mendoj se Sorensen duhet ta vendosë këtë qëllim përpara, që të mund t’i lëvizë palët në një drejtim të caktuar dhe ta zgjidhë këtë konflikt njëherë e përgjithmonë” ka theksuar studiuesi i lartë në London School of Economics, Leon Hartwell.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …