Në letrën që i ka dërguar kryetarit, Hashim Thaçi, ministrit, Abelard Tahiri dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, Leotrim Shaban Syla ka kërkuar drejtësi për babanë e tij, Shabanin i cili është dënuar me burg të rëndë vetëm nga deklaratat e Nazim Bllacës i instruktuar i shërbimit sekret serb në Kosovës gjatë dhe pas luftës. Po bëhen qe 8 vjet që nuk di çka është gëzimi në Kosovën e lirë, për të cilën babai im ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Më shkuan tetë vite të jetës sime rinore nëpër gjykata e nëpër burgje për ta vizituar babanë, i cili jetën ia kushtoi çlirimit të vendit, ndërsa u dënua padrejtësisht nga deklaratat e Nazim Bllacës, për të cilin opinioni tashmë nuk ka asnjë fije dyshimi se kush ka qenë dhe kujt i ka shërbyer. Tani, pas këtij rasti ndoshta kryetarin e Kosovës, ministrin e Drejtësisë dhe kryeprokurorin i vret pak ndërgjegjja. E vërtat ka dalë në shesh, çka duhet të presin tani, thuhet mes tjerash në letrën e Leotrim Shaban Sylës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …