leoni

Lerdikion Jupaj

Lerdikion Jupaj: Filozofi, Gazetari, protestuesi dhe …delja

Drejtuar të ashtuquajturve protestues.

Drejtuar të ashtuquajturve gazetarë.

Drejtuar të ashtuquajturve Paladinë të Fjalës së Lirë.

Drejtuar të ashtuquajturve mendimtarë dhe filozofë shqiptarë

Drejtuar të ashtuquajturve Shoqëri Civile

 

Populli ose shoqeria shqiptare jane njerez qe nuk ngrihen, qe nuk reagojne, jane dele ,etj etj…. Kjo eshte fjalia qe e degjoj dhe shikoj me se shumti neper komente dhe analiza nga disa “mendimtare” qe disa prej tyre i njoh personalishte.

Populli shqiptar ne vitet 20 u perpoq qe te krijonte nje shtet te lire dhe demokratik , por ai qe erdhi ne pushtet ishte nje feudal anadollak qe u vet shpall mbert, dhe qe vrau shume figura patriotike. Shqiptaret reaguan dhe bene sakrifica mbi humane gjate luftes se II boterore , ku qindra dhe mijra partizane , (midis tyre dhe gjyshi im deshmor) te cdo grup moshe lane familjet e tyre dhe sakrifikuan dhe jeten per nje Shqiperi te Lire dhe demokratike, por ajo qe morren mbrapsht ishte nje qeverisje totalitare, qe per 50 vjet e mbajten nen terror popullin dhe shoqerine shqiptare.

Ne vitin 90 perseri shoqeria shqiptare u cua per liri dhe demokraci , por pergjigja qe moren me bekimin e perendimit ishte nje band terroristesh te ngjyer me lloj lloj ngjyrash , qe pervec se vodhen dhe shkaterruan cdo gje qe populli shqiptare e kishte ngritur me sakrifica gjate 50 viteve diktature , por u perpoqen ta hedhin ne lufte civile qe u evitua nga urtesia e ketij populli te ashquajtur dele.

Ne vitet e errta 1997 , 1998 , 1999 e 2001 kombi shqiptar reagoi dhe ne menyre brutale dhe te armatosur ne te gjitha trevat e saj perfshi Kosoven dhe Maqedonine , por dhe pas kesaj ata qe erdhen ne pushtet ne keto treva ishin ca bandite dhe hajdut ordiner te cilet jo vetem qe synim kryesor kishin vjedhjen e shoqerise shqiptare , por se ishin dhe te gatshem qe te shisnin interesat kombetare qe te qendronin ne pushtet.

Shkurt sa here qe populli “dele” shqiptare eshte ngritur ka ardhur ne pushtet nje qeveri me e kalbur dhe anti kombetare se e para.

Dhe kjo jo per faj te shoqerise “dele” , por per shkak te nje faktori tjeter. Dhe keta jane te ashtuquajtur paladine te fjales se lire …

Ata te cilet jo vetem qe nuk e mbrojten kete gje te vyer te demokracise, por e dhunuan bashke me bandat ne pushtet. Dhe per keto sherbime dhe servilizma keta luftetare te medhenj te fjales se lire gjate ketyre 30 vite tranzicion jane bere me vila , pallate , pasuri , toka.

Ata qe sot dolen para parlamentit per te protestuar kunder ligjit per mediat , ne fakt ne fillim duhet te shkonin ne Kishe te Lacit ose ne cdo vend tjeter te shenjte dhe te ndiznin jo nje por qindra qirinj per mekatet e tyre te pafundme qe kane ndaj ketij vendi dhe kesaj shoqerie.

 Gazetare qe nuk kane reaguar ndonjehere per mos pagesen korrekte te rrogave te tyre dhe jo me te lepirjes qe pronaret e tyre i bejne politikes shqiptare, te ashtuquajtur aktiviste te shoqerise Civile (se kush eshte shoqeria jo civile se kam marre vesh ndonje here , po nejse) qe nga pabukë sa dhe brek grisur u bete milionere, “filozofe” “mendimtare te medhenj” te koheve moderne , por qe ne jete nuk e dini se kujt i thone pune ne kuptimin e mirefillt te saj , aktore dhe regjizore qe per cudi vetem ata marrin fonde dhe projkete nga ministrite dhe organizmat e tjera , kane marre sot flamurin e protestes per fjalen e lire , te cilen te thene te drejten qe nga viti 1990 e deri me sot nuk kam degjuar ndonje gazetar te kete luftuar per fjalen e lire.

Dhe nje gazetar ne 21 janar qe u plagos ne krye te detyres Fatos Mahmutaj nese nuk gaboj, jo vetem qe nuk e mbeshteten koleget e vet, por e detyruan qe tja mbathte per ne Belgjike. Ajo qe une pashe sot ishte vetem nje turme qylaxhinjsh , pseudo gazetare , shantazhues, gjobevenesa dhe matrapaze te cilet me fjalen e lire kane bere vetem tregti. Te cilet nuk mund te perfaqsojne jo vetem shoqerine shqiptare por as ate te gazetarise profesioniste.

Shikojni dhe analizoini televizionet apo dhe mediat e shkruara dhe online…. Atje mund te gjeni cdo gje qe nga servilizimi , banalizmi , shantazhi , por nuk do te gjeni asnje grimce nga gazetari profesionale. Me gjithe respektin qe mund te kem per ju sepse nje pjese te vogel tuaj i njohe dhe personalisht, por me duhet te them se nuk jeni ju ne poziten dhe me integritetin per ti bere moral shoqerise shqiptare… Ju qe keni kaluar nga nje dege partie, grupimi dhe ambasade te huaj sa here qe ju ka interesuar per ndonje fond ose projekt, ju nuk keni te drejte morale te merrni flamurin e fjales se lire sepse dhe ju keni qene dhe jeni pjese e ketij sistemi te ndyre qe per 30 vjet ka zhvatur, mashtruar, dhunuar dhe neperkembur kombin shqiptar. Ju qe me komentet tuaja te vetmen fjale qe keni ne goje eshte se ky vend nuk behet, se nuk rrihet me ketu , nuk mund te jeni faktore ndryshimi dhe perparimi.

Nuk mund te jeni ju ata qe i bejne thirrje shoqerise per tu ngritur dhe te mbroje fjalen e lire, sepse ju e kishit mundesine dhe nuk e bete ate, por perkundrazi beret te kunderten.

Ne shoqerine shqiptare jane qindra djem e vajza , burra dhe gra te cilet me punet e tyre te thjeshta, kamarier , elektricist , marangoz , artist te vertet etj perpiqen qe jo vetem te mbijetojne ne kete ambjent mbytes por dhe dhe qe ti japin shprese shoqerise , se ky vend behet dhe do behet.

Ky vend do behet por jo nga ata qe rrine gjithe diten kafeneve, apo qe u japin mend te tjereve , ata qe merren me thashetheme , me ata qe shkojne neper studjo dhe kur flasin marrin poza filozofesh te medhenj. Jo ky vend do behet nga njerez praktik, te punes, me pak fjale te cilet i japin shoqerise dhe ata pak gje qe kane dhe qe nuk marrin prej saj. Ky vend do behet nga ata te cilet me gjithe propaganden dhe mendimet e tuaj shume po shume te thelle filozofike (sa keq qe nuk kuptohet nga shumica), punojne dhe perpiqen me mish e me thua qe te qendrojne dhe jetojne ne kete vend. Lutja ime per ju eshte se nese e doni me te vertet me zemer kete vend , te pakten sic thoni , atehere hapni krahun dhe lerini ata qe u dhimset me te vertet ky vend te bejne ata qe ju duhet ta kishit bere per 30 vite me radhe… Ju faleminderit .

Me respekt nga Lerdikion JUPAJ ( nje pjestar i shoqerise “dele” qe mundohet qe beje dicka ne kete vend)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …